Avokati i Fatjon Lazes ka reaguar në emër të klientit të tij pasi OFL i kërkoi të plotësojë formularin e deklarimit të pasurisë brenda 48 orëve.

Avokati Alban Qafa thotë se Fatjon Laze nga Elbasani nuk ka asnjë pasuri të disponueshme madje jeton me qera momentalisht. Ai shprehet se Laze do e plotësojë dhe do e dorëzojë brenda afatit të caktuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Fatjon Laze u kap në vitin 2008 pasi kishte dërguar një pako me 1 kilogram heroinë në Lushnje dhe u zbulua nga përgjimet ku u dënua dhe më pas për trafik të lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb