Egjipti paralajmëroi sot në Gjenevë se një sulm i ushtrisë izraelite në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, do të kishte “pasoja katastrofike” për paqen në Lindjen e Mesme.

“Çdo veprim ushtarak në rrethanat aktuale do të ketë pasoja katastrofike që mund të rrezikojë paqen në rajon ”, tha ministri i jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, duke i kërkuar Izraelit të mos sulmojë Rafahun dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Bota është dëshmitare e krimeve dhe shkeljeve më të tmerrshme kundër popullit palestinez,” shtoi ai.

Shefi i diplomacisë egjiptiane i bëri këto deklarata së bashku me homologët e tij nga Liga Arabe, përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili po mban seancën e 55-të në Gjenevë.

Ai shprehu keqardhjen për faktin se disa nga 47 vendet anëtare të Këshillit po refuzojnë të marrin ndaj Gazës masat e ashpra që kanë marrë në konflikte të tjera, duke kritikuar politikën e dy masave dhe dy stacioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb