Kampioni i botës në boks në peshat e rënda (WBA, IBF dhe WBO), Oleksandr Usyk, i është përkushtuar futbollit. Boksieri 36-vjeçar ukrainas do të luajë në Serinë B të vendit të tij me Polissya. Kjo u bë e ditur nga Gennadiy Butkevich, presidenti i ekipit të qytetit Zhytomyr.

Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Londrës 2012 ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. “Ai ka bërë shumë përshtypje gjatë kësaj periudhe në të cilën është stërvitur me ne – tha Butkevich – dhe qëndrimi i tij ndaj punës ka qenë një shembull i shkëlqyer për të gjithë lojtarët tanë.

Kështu që ne i kërkuam të qëndronte, dhe dashuria e tij për futbollin e bëri të mundur këtë bashkëpunim. Tani ëndrra e tij për të luajtur në futbollin profesionist do të bëhet realitet.”

Usyk do të mbajë fanellën me numrin 17 dhe pritet të luajë si anësor sulmues. Ndërkohë, kampioni i botës në peshat e rënda do të kërkojë të mbrojë titullin e tij më 26 gusht kundër britanikut Daniel Dubois në Wroclaw të Polonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb