Qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave gjatë protestës së 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një prej pankartave vendos në qendër të kritikave gjendjen e sistemit shëndetësor, duke akuzuar qeverinë se ndërsa spitalet përballen me mungesë mjekësh dhe trajtimesh, oligarkët vijojnë të përfitojnë nga paratë publike pa u ndëshkuar.
“Spitalet pa mjekë e pa asnjë mjekim, oligarkët tuaj pasurohen pa asnjë ndëshkim”, shkruhet në pankartë.
Në një tjetër mesazh, qytetarët akuzojnë oligarkët për përfitime nga fondet e shëndetësisë dhe kritikojnë kryeministrin Edi Rama për reagimet e tij publike.
“Oligarku bën aheng me paratë e shëndetësisë, Rama bën statuset e fundit të marrëzisë. Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon?”, thuhet në pankartë.
Mesazhet janë pjesë e protestës së 94-të, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe të shprehin kritikat e tyre ndaj qeverisë, duke vendosur në fokus edhe problematikat e sistemit shëndetësor dhe përdorimin e fondeve publike.
