Nismës së mbjelljes së pemëve në kryeqytet i është bashkuar edhe aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zgjedhur të mbjellë një pemë ulliri, e cila personifikon jetëgjatësinë, për bebin që po pret të vijë në jetë.

Këtë e bëri me dije kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i uron qytetarëve një muaj të mbarë dhe i fton ata ta kthejnë shkurtin në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

“26.273 pemë 🌳 të mbjella në Janar ☺️

Olta Gixhari dhe Amari i vogël zgjodhën t’i bëjnë bebushit 👶 dhuratën më të bukur dhe më simbolike, mbjelljen e një peme ulliri. 🌳🍃☘️

Duke ju uruar një muaj të mbarë, ju ftoj ta kthejmë shkurtin në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: