Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek “Omonia” ka reaguar për zhvillimet e fundit në jetën politike, ku kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, gjë e cila solli edhe dorëheqjen e nënkryetarit tjetër, kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Omonia deklaron se përfshirja e partisë PDIU në koalicionin qeverisës si dhe zgjedhja e z. Idrizi në pozicionin e N/Kryetarit te Parlamentit Shqiptar, njollos imazhin e shtetit te rilindur që mundohet të promovojë Kryeministri i Shqipërisë.

“Në një kohë që e gjithë Europa ndjek me shqetësim rritjen e valës së një nacionalizmi ekstrem dhe forcat e shëndosha demokratike pozicionohen kundër tij duke izoluar këto fenomene, z. Rama me veprimet e tij dhe deklaratat publike vepron ne drejtimin e kundërt. Kulmin e kësaj politike te rrezikshme e përbën edhe përfshirja ne koalicionin qeverisës të një partie qe të vetmen arsye ekzistence ka kultivimin e urrejtjes ndaj Greqisë dhe helenizmit në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: