NGA ANILA JOLE*

Kreu i ri i OMONIA-s, Leonidha Papa, takoi një ditë më parë në Igumenicë kryeministrin grek Antonis Samaras. Sipas mediave greke, Papa shprehu kënaqësinë që takimi i parë pas zgjedhjes së tij në krye të OMONIA-s ishte ai me kryeministrin grek dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që minoriteti grek në Shqipëri ka marrë nga qeveria e Athinës. Duke iu referuar pensioneve OGA të hequra nga qeveria, ti Papa shprehu shpresën se kjo çështje do të zgjidhet shpejt.

“Epiri i Veriut duhet të ndihet një anëtar i plotë i helenizmit ekumenik dhe jo një copë e harruar”, është shprehur Papa.

Ndërkaq mediat shkruajnë se kryeministri Samaras shprehu vullnetin e tij dhe qeverisë greke për të zgjidhur problemet e minoritetit grek në Shqipëri.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb