Një aksident tragjik është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një përplasje ballore mes një automjeti tip BMW dhe një Opel i mori jetën një 39-vjeçari.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti Opel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes. Viktima është identifikuar si Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili udhëtonte me Opel dhe humbi jetën në vend.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas burimeve mjekësore, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
