Zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia ka komentuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 iniciativën e shumëdiskutuar ‘’Open Balkan’’.

Kadia i cili është pjesë e qeverisë në Shqipëri e mbështet këtë iniciativë duke thënë se është gjëja e duhur për rajonin që të mos ketë kufij dhe qytetarët e bizneset të jenë të lira.

Sipas tij, vendet e rajonit s’duhet të kenë frikë pasi janë të ngjashme dhe liria ekonomike më pas sjell liri politike.

Më tej Kadia thekson se nga marrëveshjet të cilat synojnë treg të përbashkët, ekonomikisht do të fitojë ai që është më i zoti.

 

PYETJA: Pse duhej ripagëzimi i emrit?

KADIA: Është irelevant, për tu bërë sa më u qartë për qytetarët vendas, opinionin. Minishengen ndoshta shkaktonte keqkuptim, open Balkan është më i përshtatshëm. Ka pasur këtu të majtë e të djathtë që kanë folur për MiniShengenin Ballkanin këtu e 15 vjet. Këtu po hyjmë në masa konkrete. Open Balkan është më konkrete. Çfarë ka qenë bashkëpunimi mes vendeve është në finale lëvizja e mirë e mallrave dhe qytetarëve, Dy parime që i duam ose të shkojmë drejt BE. Kërkojmë ose kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e BE. Kemi pasur sukses që kur ka hyrë Marrëveshja Stabilizim-Asocim.

Ka pasur pengesa institucionale të fshehta, që të shkojë në Serbi përmes doganës, dukej sikur po shkoje në continent tjetër.

Shumë shtete kanë barrier jotarifore. Kur shkon një eksportues shqiptar drejt Maqedonisë i thuhet duhet ky document, kjo certifikatë, e komplikon shkëmbimin tregtar.

Që në ditën e parë si zv/ministër kanë ardhur kërkesa nga eksportuesit drejt Maqedonisë së Veriut apo Kosovës, kanë probleme me oraret. Është vonesë për ta, shkon produkti me vonesë. Këto janë gjëra që duhen koordinuar. Pra njerëzit e bizneset duhet të jenë të qartë. Biznesi ka nevojë të gjejë tregje, si biznesi shqiptar drejt Serbisë, Maqedonisë e Italisë. Ashtu dhe ato drejt nesh. Nuk shkëmbejmë të njëjtat mallra. Ekziston frika se Serbia ka ekonomi të industrializuar. Ne nuk kemi barriera tarifore me Serbinë, si Kosova. U hoq, sepse ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet.

Unë do thoja, një akt që ndërmerret nuk duhet parë nga qëllimi por rezultati që ka. Tarifa ishte presion ndaj Serbisë. Këto janë vendime të sjelljeve të njëanshme. Objektivi final është që Ballkani të jetë i hapur, mos ketë kufij. Të gjithë kemi nënshkruar marrëveshje me BE. Kur vjen puna me BE jemi ‘ok’, për Ballkanin e shohim të vështirë. Ky është qëllimi, të jemi të lirë të lëvizim, të shkembejmë etj.

Open Balkan, çfarë është nënshkruar është në interest ë qytetarëve të rajonit. Është platformë jo ekskluzive, do mundësojë lehtësimin e shkëmbimit të mallrave.

Qytetarët shqiptarë siç jeni në dijeni, ka shqiptarë që punojnë në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni. Kush ka kontratë pune shkon më lehtë. Kjo është gjëja e duhur, s’duhet të kemi frikë. Jemi shumë të ngjashëm, të heqim barrierat artificiale. Të japim një orientim të qartë politik, të gjithë popujt apo qytetarët e Ballkanit që kjo është e ardhmja.

Mu duk e panevojshme dhe nostalgjike për çfarë duhet të arrihet në arenën shqiptare. Praktikisht Kosova importon 450 milion euro nga tregu serb dhe eksporton 40 milion euro. Pra, ka një shkëmbim. Nëse interesat mes shteteve të ballkanit mos hskojmë në luftë, të njohim njëri-tjetrin dhe të ecim. Janë krijuar ndasi.

Jemi gati për treg të përbashkët të BE. Ballkani Perëndimor është 18 milion banorë, sa një qytet modern i Europës. Ka 6 shtete, disa nënshtete etj. Nëse Ballkani Perëndimor do paqe dhe ekonomi, këto janë instrumentat.

BE është në staniacion për zgjerimin e Ballkanit, por nuk ka lënë vakum. Ballkani nuk shihet me 6 shtete individuale. Shihet të paktën në harmonizim nëpërmjet CEFTA-s, shfuqizimi i përbashkët. Ndaj besoj që në fazën që jemi, nacionalizmat janë pjesë e rëndësishme e idenitetit, nacionalizmat asnjëherë nuk janë zgjidhje e përbashkët, por do shohin interesat e veta.

Ose do shkojmë të gjithë drejt historisë, të shkuarës, ose do të zgjidhim. Do të presim diskutimi, do të rrimë dhe do të presim derisa Serbia të njohë Kosovën? Dhe mos ketë as marrëveshje Shqipëri-Mal i Zi apo Shqipëri- Maqedoni e Veriut.

MiniShengen dhe ‘Open Balkan’ është e njëjta gjë. Biznesmenët shqiptarë kanë nevojë për këto aksese, pse mos i bëjmë gjëra që kemi rënë dakord që në 2006. Sa më shumë shkëmbim tregtar, sa më shumë ti njohim, aq më shumë mund të shkojmë drejt zgjidhjes së ngërçeve. Nuk do të gjejmë zgjidhje. E pamundur. Liria ekonomike sjell liri politike.

PYETJA: Kush ekonomi favorizohet më shumë?

KADIA: Në rast se, ne kemi bllokuar një rrymë të madhe që vjen nga Serbia apo Maqedonia e Veriut, mijëra kamionë që presin aty. I kemi bllokuar neve prej nacionalizmit, nëse Open Balkans heqin këtë barrier aktuale, atëhere fitojnë ata mijëra kamionë. Ndërkohë ne nuk kemi barriera. Thjesht po lehtësojmë procedurat. Pra mos ketë certifikata fito-sanitare etj. Mos ketë inspektime për kamionët. Fiton ai që është më i zoti. Ne eksportojmë drejt Serbisë, nuk e kemi partner kryesor, ata eksportojnë këtu, nuk na kanë partner kryesor.

Në tregti nuk ka humbës vetëm një palë dhe fitues vetëm një palë. Jemi në botë globale. Industrializimi dhe infrastruktura e rajonit është shumë mbrapa. Duam të çojmë produkte në Kinë, por nuk çojmë dot domate në Maqedoni. Kush fiton këtu? Qytetarët e rajonit.

Interesi i Kosovës deri para 1 viti me një kryeministër tjetër dhe qeveri tjetër kanë qëndrim të ngjashëm me atë sot, ndërkohë që iniciativa është bekuar nga SHBA.

Ishim para dy muajsh në Konferencën e Prespës, kur erdhi kryeministri i Shqipërisë, liderët e rajonit. Platformat janë. Ka rënë dakord dhe Kosova për këto para 1 viti e gjysmë. Nuk ka ndryshuar asgjë në kontekstin e vizionit dhe frymës.

PYETJA: I hedh Rama benzinë zjarrit me ‘Nuk ftojmë njeri me zor’?

KADIA: Në politikë shtetet kanë interese afatgjata. Në rast se SHBA i kemi parë si partner kryesorë për integrimin drejt BE, qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës, atëhere këtu do të kemi hedhje benzinë zjarrit. Është një mënyrë tjetër e të parit të bashkëpunimit rajonal. Nuk e bën dot me zor, është vullnet politik. Kosova duhet të jetë e përgjegjëse, mos përdorë rivalitet por të thotë çfarë është e mirë apo e keqe.

Politika e Kosovës apo politikanët kanë të drejtë të ndryshojnë mendim. Dje ishin dakord, sot prej qeverisë së kanë ndryshuar. Nesër do të vijë një qeveri e re dhe do të ndryshojnë prap. Ke dhe komentet e Gjermanisë. Të kemi shkëmbim të lirë dhe të drejtë tregtar mes vendeve të rajonit.

PYETJA: A ka produkte kjo nismë?

KADIA: Ka qenë memorandumi, është negociuar teknikisht, është nënshkruar më 29 korrik në Shkup. Deri në vitin 2023 do të jenë arritur disa nga këto angazhime, si njohja e lejes së punës, heqja e orareve në dogana, heqja e barrierave jotarifore. Çdo përpjekje që duhet bërë do të jetë sa më orientuese e parimeve dhe më pas të përkthehet në gjëra të arritshme.

PYETJA: A jeni dakord që Rama do të bëjë liderin në Ballkan?

KADIA: Ky është një gjykim që hyn tek Ballkani që komenton nga pozitat e kafes, sjelljet politike. Shohim sjelljet, atë çfarë duam të shohim. Bëhet kjo gjë sepse dikush ka një ego mbrapa. Çfarëdo të them unë, secili që është në kafe, do ketë atë mënyrë të menduari. Ta mendojë, por nuk të sjellë bukë nesër. Vapa e ka këtë pjesë. Synimi është i tillë, do e shohim Ballkanin si një rajon të fragmentarizuar gjeografikisht. Ti japim mundësinë të jenë të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb