ITALI- Trembëdhjetë urdhërarreste janë lëshuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Raguzës, duke shkatërruar kështu një rrjet shpërndarësish droge të tilla si hashashi, kokaina, ekstazi. Ndërsa për herë të parë policia ka konfiskuar në Raguzë, amfetaminë dhe marijuanë. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “droga Kamarina” u arrestuan shtatë italianë dhe gjashtë të huaj, duke përfshirë një shqiptar dhe pesë tunizianë.

Shtatë persona prej grupit janë lënë në burg dhe gjashtë në arrest shtëpie pas vendimit të gjykatës së Torinës.
Policia thotë se ka arritur të sekuestrojë 4 kilogramë drogë, kryesisht hashash dhe kokainë ekstazi, amfetaminë dhe marihuanë. Lënda narkotike iu gjet shpërndarësve të drogës shtetasve : Alket Bezhdili, 24 vjeç me origjinë nga Shqipëria; Giuseppe Iacono, 23; Leonardo Di Martino, 24, Hassan Zantour, nga Tunizia, 31; Salim Ammar, tunizian, 23; Omar Karoui, nga Tunizia, 20; Ferss Jenan, nga Tunizia, 19; Joseph Piazza, 28, Armando Seddon, 22; David Seddon, 34; Leandro Vitale, 24; Marcello Ruggieri, 29; Zied Amamou, tunizianë, 21.

Operacioni i jep fund hetimeve të nisura në shkurt dhe korrik të vitit të kaluar, ku janë arrestuar në flagrancë edhe 9 persona të tjerë. Hetimi ka nisur me sekuestrimin e tre kilogramëve hashash në Santa Croce Camerina nga policia, ku u arrestuan tre tunizianë.

Në këtë rast është pikasur edhe shqiptari Bezhdili i vendosur në arrest shtëpie. Policia sqaron se ai konsiderohej si ndër më të aftët e grupit për të shpërndarë drogë nga një vend në tjetrin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: