VLORË

Një person është arrestuar në fshatin Ramicë të Vlorës u arrestua në banesë me 16 kilogram kanabis.

Po ashtu në banesë S.G, iu gjetën edhe fara kanabisi të cilat u sekuestruan ndërkohë ai tashmë akuzohet për ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Ramica”.

Goditet një rast i posedimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe fara cannabisi.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër posedimit të lëndëve narkotike, i koduar “Ramica”.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë në banesë, shtetasi S. G., banues në fshatin Ramicë, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të këtij shtetasi në fshatin Ramicë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr. cannabis sativa, si dhe disa fara të të njëjtit lloj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb