ELBASAN

Policia ka proceduar një 38-vjeçar pas operacionit të djeshëm që çoi në zbulimin e një arsenali me fishekë luftarakë e granata në një zonë të thellë të Elbasanit.

Zyrtarisht bëhet e ditur se në vijim të punës për identifikimin e autorit që kishte fshehur arsenalin me fishekë luftarakë e granata, u procedua penalisht, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi B. C., 38 vjeç, banues në fshatin Godolesh.

Falë bashkëpunimit me qytetarët në fshatin Godolesh, në vendin e quajtur Prita, pranë magazinës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 15 arka me fishekë luftarakë, si dhe 12 granata defensive, të cilat, nga veprimet e para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se janë hedhur nga ky shtetas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: