“Mbreti i kokainës” është shqiptari Dritan Rexhepi, që ka gjashtë identitete të ndryshme dhe kërkohet në dy vende evropiane.

Ai u arrestua në qershor të 2014-ës, në Ekuador në një operacion që policia e quajti “Ballkan”, dhe u dënua me 13 vjet burg, por një gjykatës e ka lënë atë të lirë.

Arrestimi i tij solli në vendngjarjen policinë shqiptare dhe Interpolin, pasi Rexhepi kërkohet në dy shtete evropiane, por drejtësia ekuadoriane i dha lirim në nëntor 2021 dhe që nga ajo kohë nuk kanë dalë të dhëna të reja.

42-vjeçari shqiptar ishte kreu i një organizate kriminale ku ishin të përfshirë dhe shqiptarë të tjerë, të cilët në bashkëpunim me ekuadorianët ishin të dedikuar për kontaminimin e kontejnerëve me drogë në portet e Guayaquil, me destinacion Evropën.

Dritani përdorte edhe emrat Murataj Lulezim, Rexhepi Dritan, Rexhepaj Gramoz, Rexhepai Dritan, Ioannis Dionysopoulos dhe Edmir Kraja.

Në vitin 2015 ai u dënua me 13 vjet burg për trafik të paligjshëm droge, për të cilin u dërgua në burgun e Guayaquil dhe më pas në burgun Cotopaxi.

Rexhepi konsiderohet shumë i rrezikshëm në Evropë, ku njihet si ” Mbreti i arratisjeve ” pasi është arratisur nga tre burgje në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë.

Dhe qeveria belge arriti ta ekstradonte nga Spanja për të vuajtur një dënim pesëvjeçar për krimin e grabitjes me dhunë.

Sipas medias ekuadoriane ‘Infobae’, bëhet me dije se në mënyrë jozyrtare Rexhepi ka mbajtur kontakte me autoritetet e vendit deri më 15 janar të këtij viti, por më pas është zhdukur. Kjo medie kërkoi informacion nga Gjykata Provinciale e Guayas për respektimin e masave të parashikuara nga Rexhepi në regjimin gjysmë të hapur të çështjes së tij, por nuk pati asnjë përgjigje.

Po kështu, Infobae ka kontaktuar me mbrojtësin publik që ka kryer procesin e paralirimit të Rexhepit, por avokati siguroi se nuk i mban mend detajet e çështjes dhe se nuk mund të raportojë nëse kapoja shqiptare ka vazhduar të respektojë dispozitat e organeve gjyqësore.

Sipas procesit, Rexhepi u favorizua me regjimin gjysmë të hapur pasi kishte kryer të paktën dy të pestat e dënimit. Gjithashtu, në datën 4 nëntor 2021, përmendet se kapoja shqiptare”, ka një sjellje shumë të mirë’, përveç kësaj nuk regjistron tentativë arratisjeje, po ashtu ka edhe një raport pune. Sipas informacioneve nga Funksioni Gjyqësor, Rexhepi siguroi se do të jetonte në një apartament në Central Park të Samborondón, 14 kilometra nga Guayaquil.

Në këtë kompleks banesash private, një apartament prej 125 m2 mund të kushtojë nga 165 000 USD.

Më 10 shkurt 2022, Rexhepit i është autorizuar ndërrimi i adresës, por adresa e re nuk është e shënuar. Kjo nuk është hera e parë që Dritan Rexhepi tenton të dalë nga burgu. Më 23 dhjetor 2020, një gjyqtari mohoi kërkesën për lirimin e kapos shqiptar.

Në atë kohë, avokat i Rexhepit ishte Harrison Salcedo, i cili u qëllua me armë në prill të këtij viti në Kuito.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb