Pas Marco Sportiello dhe Daichi Kamada, një tjetër operacion në horizont për Milanin. Kuqezinjtë po përgatisin një sulm  për Ruben Loftus-Cheek, mesfushori në largim nga Chelsea i cili është në në krye të listës së preferencave të “Djallit” për të përforcuar mesfushën.

Lajmi është raportuar mëngjesin e sotëm nga Tuttosport, që sqaron se lojtari anglez që i skadon kontrata në vitin 2024 nuk është më pjesë e projektit të Bluve të Londrës dhe për këtë arsye nuk do të mund të pretendojë shifra astronomike.

Kërkesa fillestare nga anglezët ishte 20 milionë euro, por Milani po punon për një zbritje të mundshme dhe operacioni mund të mbyllet në 15 milionë plus bonuse. Kontaktet mes palëve janë të vazhdueshme dhe në Angli janë të bindur se marrëveshja e mundshme po afrohet gjithnjë e më shumë. Ruben Loftus-Cheek ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Milan ka mposhtur konkurrencën e Lazios.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: