Një anije braziliane që mbante më shumë se 4.6 ton kokainë u ndalua nga marina franceze më 30 nëntor, në një operacion të madh ndërkombëtar të koordinuar nga Europol dhe ku përfshiheshin gjithashtu autoritetet e Brazilit, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke u nisur për në Evropë, anija 21 metra e gjatë u ndal në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Sierra Leones. Vlera e dërgesës së paligjshme të kokainës besohet, sipas konferencës së Europol, të kalojë 150 milionë euro.

Hetimi vazhdon ende për të gjetur anëtarët e tjerë të përfshirë nga përtej Oqeanit Atlantik.

Sipas Europol, aktivitetet e trafikut të drogës mbështeten në një infrastrukturë transporti që lidh vendet e origjinës së Amerikës Latine me zonat e konsumit.

Sot, Europol është shtëpia e mbi 250 oficerëve ndërlidhës nga më shumë se 50 vende dhe organizata që punon ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit nga vende të botës për të luftuar organizatat e rrezikshme kriminale.

(Protothema/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: