Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se operacioni i madh antidrogë “Tempulli” i nisur që prej shtatorit 2023, ka dhënë frytet e veta.

Sipas Ballës, që prej kësaj periudhe janë arrestuar shpërndarës të shumtë të lëndëve narkotike nëpër shkollat e vendit. Ai shton se janë sekuestruar gjithashtu mbi 18 kg kokainë, duke mbrojtur shëndetin e nxënësve.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱Operacioni Kombëtar kundër lëndëve narkotike #PaketaeSigurisënëshkolla vijon cdo ditë me rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve. Prej shtatori 2023, “Tempulli”👮👮‍♀️🚔 ka rezultat: 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, nbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë etj. Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë 📍Tiranë për goditjet e sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: