Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet socialiale për operacionin ndërkombëtar “Los Biancos”, ku u shkatërrua karteli i fuqishëm i drogës së përbërë nga shqiptarët që transportonin kokainën nga Amerika Latine drejt Evropës.

Ndërsa në vendin tonë u arrestuan 5 persona në disa qytete në kuadër të këtij operacioni, Lleshaj shkruan se ky ishte një tjetër sukses i Policisë së Shtetit që provon pjekurinë dhe besueshmërinë e saj.

STATUSI I PLOTE
Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.

Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia ??, Holanda ??, Greqia ??, Hungaria ??, Rumania ??, Gjermania ??, Spanja ??, Mbretëria e Bashkuar ??, Dubai ?? dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar ??.

Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: