Lajm i mirë për Real Madrid. Sulmuesi Vinicius është rikthyer në skuadër dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ancelotti për ndeshjen e së mërkruës në “Bernabeu” ndaj modestëve të Las Palmas.

Braziliani mungoi (shkak dëmtimi) saktësisht ndaj Getafes, Sociedad-it, Union Berlinit dhe në derbin e humbur ndaj Atletico Madrid.

23-vjeçari ishte protagonist absolut i Los Blancos në sezonin që shkoi, ku në 33 ndeshje të La Liga shënoi 10 gola dhe dha pasin e fundit 9 herë. Vinicius u transferua në vitin 2018 nga Flamengo në Madrid.

Të ftuarit:

Porta: Lunin, Kepa, Fran.

Mbrojtja: Alaba, Nacho, Lucas Vázquez, Fran García, Rüdiger, Mendy, Carvajal.

Mesfusha: Bellingham, Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Ceballos;

Sulmi: Vinícius, Rodrygo, Joselu, Brahim Diaz.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb