DURRËS

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një koment për çështjet e operacionit kundër Ndragheta-s në Itali ku përmendej dhe Shqipëria dhe ngriheshin dyshime për pastrim parash.

Meta tha se gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet nga institucionet tona.

“Pa asnjë diskutim që problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve të caktuara në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali dhe të drejtësisë italiane për gjithçka që kanë të bëjnë me Shqipërinë padyshim që duhet të ndiqen menjëherë dhe nga institucionet tona”, tha Meta nga Durrësi ku mori pjesë në fushatën e dhurimit të gjakut nga Myftinia e këtij rrethi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb