TIRANË

Mbrëmjen e sotme policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion për arrestimin e mbi 40 personave të akuzuar si përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë.
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sollën arrestimin e mbi 27 personave.

Janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre sipas nenit 248 i Kodit penal, e për këtë vepër kanë përfunduar në burg, drejtues teknik, inxhinierë, deri tek kryetar komunash si Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Faik Fejzo etj.

Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa banesë. Cilësia jo e duhur në ndërtim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë kanë shkaktuar dëmtimet.
Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.
Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Ndërkohë 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Anila Harxhi, arkitekte
5. Merita Kushi
6. Bukurije Halili
7. Ali Dyrmishi (ndërtues)
8. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
9. Gerti Çalliku
10. Jani Ikonomi
11. Qirjako Gjergo
12. Sherbet Shehi
13. Naim Shehi
14. Ermir Çina
15. Adhurim Qehajaj
16. Gëzim Shkalla
17. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
18. Xhevahir Doda
19. Reis Muça
20. Hekri Disha
21. Agim Eski
22. Faik Fejzo
23. Zhaneta Tagani
24. Muhamed Felahi
25. Ndoc Pepkola
26. Hekri Disho

Në rastin e prokurorisë së Durrësit, mendimi i ekspertëve të huaj ka qenë një mendim i vlefshëm. Por duhet theksuar se prokuroritë janë bazuar në protokollet e Italisë. Pritet që një grup ekspertësh të huaj të vijnë në Shqipëri për të dhënë një mendim. Sigurisht që ekspertiza ka ndikuar dhe ka ndihmuar prokurorinë në vendimmarrje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb