Komisariati Lushnjës ka finalizuar me sukses operacionin “Surpriza”, gjatë të cilit  u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë nën akuzën vjedhjes në bashkëpunim, më konkretisht 19 të tilla.

Sipas burimeve policore gjatë operacionit në fjalë komisariati i Policisë Lushnje, në bazë të të dhënave ,organizoi shërbimet dhe  bëri të mundur arrestimin e Fatjon Balliu, 23  vjeç, banues në  lagjen Nr.1, Rrogozhinë.  Namik Rrethi , 33 vjeç, banuese në lagjen e quajtur “ Ish- spitali i Vjetër “  Rrogozhinë.  Shkëlqim  Sokoli, 26 vjeç, banuese në lagjen  Nr. 2 , Rrogozhinë. Leonard Xhafa , 38 vjeç, banues  në  lagjen Nr.1 ,Rrogozhinë. Kastriot Likja , 25 vjeç, banues  në  lagjen Nr.1 ,Rrogozhinë, i dënuar më parë për vjedhje. Qerim Kasa , 21 vjeç, banues  në  lagjen Nr.2, Rrogozhinë .

Ndalimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e dy prej tyre u bë pasi Komisariati i Policisë Lushnje, prej një periudhe një mujore kishte ndërtuar punën gjurmuese dhe hetimore për dokumentimin e veprimtarisë së tyre kriminale, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin për një periudhe kohore disa mujore kanë kryer në bashkëpunim 19 vjedhje në rrethet Lushnje dhe Kavaje të objekteve të ndryshme tregëtare dhe banesa. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete, ora dore, parfume, vegla pune edhe mjetet me të cilat kryenin vjedhjet. Gjithashtu nga hetimi rezultoi se këta janë autorë dhe të 7 vjedhjeve të lokave dhe banesave të ndodhura në rrethin e Kavajës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: