Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar aktualitetin politik në vendin tonë.

Në lidhje me atë që ndodhi në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku opozita bashkoi votat me mazhorancën dhe votoi rezolutën që lidhej me integrimin në BE të Shqipërisë.

Lubonja u shpreh se qendrimi i opozitës është paradoksal dhe bie në kundërshtim me atë që opozita po përpiqet të bëjë jashtë vendit, me informimin e Brukselit mbi atë që opozita e quan si narko-regjim.

“Rezolutë paradoksale, nga një anë opozita thotë këtu jemi në narkoshtet dhe Rama kontrollon gjithçka e nuk ka zgjedhje të lira, nga ana tjetër edhe pse bëjnë aksion komunikativ politik në Europë se si është gjendja, bën një rezolutë të përbashkët.
Unë e shoh në kompleks inferioriteti të opozitës, që e ka pasur gjithmonë ndaj botës.
Opozita duhet të bëjë një akt që të paralajmërojë Europën por edhe ta denoncojë. Berisha tha Gonzatos ambasador i Ramës. Këtu është paradoksi. Nga një anë e denoncon si ambasador i Ramës, nga ana tjetër firmos për një rezolutë që inkurajon politikat nga të cilat fiton Rama he humbet opozita.
Po të isha në opozitë do të thoja ëndrra jonë europiane mbetet, kërkojmë masa ndaj narko-regjimit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb