Opozita ka fitaur në Moladvi zgjedhjet presidenciale. Kandidatja pro europiane, Maia Sandu ka mposhtur rivalin e saj Igor Dodon që është hapur pro rus dhe i lidhur dhe mbështetur nga Kremlini.

Nga rezultatet paraprake Sandu ka fituar me rezultat të thellë teksa ka marrë 57.7% kundrejt 42.2% të kundërshtarit.

Kjo është një goditje për Kremlinin e Moskës që duket se do të humbë ‘kontrollin’ në një vend të ish-Bashkimit Sovjetik që edhe pas ndarjes ka qenë shumë afër politikës ruse dhe të Putin.

Maia Sandu ka qenë ekonomiste e Bankës Botërore dhe ka shumë lidhje me BE. Ajo ka qenë edhe kryeministre e Moldavisë, por qeveria e saj u rrëzua pas një mocioni besimi nga parlamenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb