Deputeti demokrat Tomor Alizoti, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike, më konkretisht rikthimin e normalitetit në Parlament.

Alizoti u shpreh se opozita u radikalizua gjatë gjithë kësaj kohe për t’u bërë institucionale, ndërsa shtoi se kryeministri Rama u përpoq të delegjitimonte opozitën.

Sipas tij komisionet hetimore të marra nga opozita nuk janë një fitore për të, ndërsa shtoi se e vetmja fitore për opozitën është imponimi ndaj ndërkombëtarëve, qoftë edhe non-grata.

Ai u shpreh se nuk do të pranonte të uleshin në bisedime me mazhorancën “nëse jashtë parlamentit do të kishte 100 mijë qytetarë në protestë”, gjë që sipas tij “fatkeqësisht nuk ndodh”.

Alizoti: Rama mori një nisëm për të zhbërë opozitën. Opozita reale ka iks vota, ndjekës dhe u radikalizua për t’u bërë institucionale. Rama e kombinoi këtë me ndërkombëtarët. Rama me aftësitë e tij skematike prej hileqari bashkë me ndërkombëtarët mori një përpjekje për të delegjitmuar opozitën, e cila ka vetëm një fitore, Komsionet për mua s’janë ndonjë fitore, por fitorja është se iu imponuan ndërkombëtarëve, qoftë edhe non-grata, ne jemi.

Meqenëse Rama ka ndërtuar një parti shtet është gjithçka e vështirë. Drejtimi i opinionit te opozita është fitore për Ramën, jo për opozitën.

Jen ulur me Ramën dhe thoni na legjitimoi Rama që folëm?

Alizoti: Në të gjitha bisedimet e botës do ulesh me kundërshtarin, nesër Zelensky do ulet me Putinin, me kë do ulet? Për mua koncepti tradhti, ekziston në dy sisteme, komunizëm dhe nazizëm. PD ka arritur me ndihmën e atyre të jetë institucionale. Unë nuk do pranoja ulje nëse jashtë parlamenti do ishin 100 mijë veta dhe do protestonin. Nëse do mbusheshin sheshet nga studentët, nuk kishte qeveri që jetonte. Por fatkeqësisht Shqipëria ka një apati dhe Rama fiton me këtë.

Berisha është izoluar sepse është personi më i rëndësishëm politik në vend. PD nesër si do hyjë në zgjedhje kur nuk ka numërues dhe komisionerë? Ata të fikin derën. PD ka vetëm një fitore, fitoi ndaj ndërkombëtarëve, jo ndaj Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: