Teksa opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme, në orën 16:30 do të zhvillojë protestën e radhës në dyert e bashkisë së Tiranës, një prej anëtareve të Këshillit Bashkiak ka propozuar që tubimi të shtyhet, ose që opozitës të mos i jepet leje.

Në një email të bërë publik nga anëtari i Këshillit Bashkiak të PL, Tedi Blushi, anëtarja Joleza Koka, e Partisë Socialiste shprehet se në orarin e mbledhjes së Këshillit është lajmëruar edhe protesta e radhës.

  • foto galeri

Ajo u shpreh se nëse kolegët e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do duhet të shtyjnë orën e tubimit pas mbledhjes duke mos vënë në rrezik fizik apo psikologjik dikë.

Në të kundërt ajo ka propozuar që opozitës të mos i jepet leje për të protestuar ditën e nesërme në orarin e caktuar.

Në reagimin e tij Blushi shprehet se protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare, teksa ftoi qytetarët t’i bashkohen në tubimin e nesërm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb