Gazetari Erl Murati i ftuar në “Log.”, u shpreh se qëndrimi amerikan për zgjedhjet është shumë i rëndësishëm për opozitën, për rolin që ka SHBA në raport me Evropën.

Murati theksoi se kërkesa për qeveri teknike e opozitës apo largimit të pushtetit përmes revolucionit të rrugës, nuk janë zgjidhje që kanë rezultuar me sukses, duke kujtuar aksionet e PD para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas gazetarit Erl Murati, logjika e opozitës e cila thotë se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike në Shqipëri me Ramën kryeministër, është një logjikë deri diku fataliste dhe këtë e kanë pothuajse të gjithë si opozitë.

“Sado i fortë e autokrat të jetë pushteti, në momentin që populli do ta refuzojë Edi Ramën, ai do ta mbajë me zor. Fatkeqësisht për opozitën, Rama sipas cdo sondazhi, është politikani më i pëlqyer dhe kjo është një e dhënë shqetësuese për opozitën”, u shpreh Murati.

Erl Murati: Në raport me amerikanët, evropianë kanë pak ose aspak kanë celësat e kashtës në Shqipëri. Nga pikëpamja e qëndrimit diplomatik, më shumë rëndësi ka qëndrimi i SHBA, i presidentit Trump që deri tani ka qenë indiferent, patëm një deklaratë me vetëm një fjali të ambasadës së SHBA dhe është e kuptueshme që opozita të jetë sy e veshë për të parë qëndrimin amerikan për zgjedhjet dhe raportin midis dy administraveve, SHBA dhe qeverisë Rama. Sa i takon kërkesës për qeveri teknike ose revolucioni në rrugë. Nuk ja doli para zgjedhjeve, nuk arriti të provokohet nga qeveria teknike.

Ka një logjikë deri diku disfatiste nga lidershipi i PD, që në kushtet aktuale me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje. Sado i fortë e autokrat të jetë pushteti, në momentin që populli do ta refuzojë Edi Ramën, ai do ta mbajë me zor. Fatkeqësisht për opozitën, Rama sipas cdo sondazhi, është politikani më i pëlqyer dhe kjo është një e dhënë shqetësuese për opozitën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb