Për herë të parë organizohet sot në Tiranë “Parada e Shqiptarëve”, e cila vitet e shkuara është mbajtur në New York.

Pas organizimit për 15 vjet në New York nga Shoqata Shqiptare në SHBA, “Rrënjët shqiptare”, me president Marko Kepi, këtë vit është organizuar nga Bashkia e Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Rrënjët Shqiptare” janë të angazhuara për promovimin e ruajtjen e identitetit, kulturës, historisë në Amerikë, me veprimtari të gjerë për Shqipërinë, Kosovën e Çamërinë.

Këtë vit në Tiranë kanë ardhur mbi 100 shqiptarë që jetojnë në SHBA, e po ashtu motoristët të cilët hapën paradën në kryeqytet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb