Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Shijak, pasi akuzohet se ka organizuar lojëra të paligjshme të fatit.

Në pranga ka rënë M. R., 26 vjeç, banues në fshatin Ardhishtë, Shijak, administratori i lokalit, që akuzohet për “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë:

Shijak

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet një tjetër rast i këtij aktiviteti.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në fshatin Ardhishtë, Shijak, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 26 vjeç, banues në fshatin Ardhishtë, Shijak, administratori i lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb