BERAT

Policia e Beratit njofton se ka arrestuar një pronar të një lokali, pasi kishte përshtatur ambjentet e biznesit të tij, për lojëra fati.

Sipas policisë, në pranga përfundoi E.T 62 vjeç, që akuzohet për tri vepra penale, që kanë lidhje me lojërat e fatit.

Njoftimi i policisë:

Berat

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Berat, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor  të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi E.T., 62 vjeç,  banues në Berat,  për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “28 Nëntori”,Berat, në subjektin e tij “Bar-Bilardo”, u gjetën dy shtetas duke luajtur zare me shuma lekësh, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një tavolinë për lojra zare, dy zare dhe një shumë lekësh.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun e Beratit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit

Drejtoria Vendore e Policisë  Berat fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb