Protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës, i është bashkuar dhe deputeti Flamur Noka. Ky i fundit sulmoi ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një hajdut.

“Sot jemi në rolin e protestuesit. Kjo është një protestë e thirrur nga Aleanca për Teatrin. Këtu është simboli i babëzisë, kreu i Inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D”.

Jemi në këtë protestë si qytetar.

Dje publikuam foto të resorteve me leje të dhëna nga Rama dhe Veliaj. Mister Inceneratori, jep dorëheqjen!”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: