Rihanna ka ndjekur gjithmonë modën dhe sigurisht që nuk zhgënjeu në Oscar 2023. Këngëtarja e famshme ka befasuar në tapetin e kuq me një paraqitje që ka bërë përshtypje.
Fustani kaf me mëngë të gjata Alaïa, ngjitur pas trupit dhe me të çara në pjesën e prapme, i nxirrte në hap këngëtares format dhe barkun rrumbullak.
Këngëtarja e kompletoi look-un e saj me buzët e kuqe të ndezura dhe bizhuteritë me vezullim nga Moussaieff.