KRUJE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike aksion në Krujë policia arreston pronarin e një subjekti privat. OSHEE ka njoftuar sot se është duke ushtruar momentalisht një aksion të gjerë në qytetin e Krujës dhe rrethinat e saj, rajon ky tepër problematik sa i takon pagesës së energjisë elektrike dhe vjedhjes.

Deri më tani, gjatë aksionit, në bashkëpunim me forcat e policisë, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Luan Hoxha, pronar i një subjekti privat, i cili rezultoi se vidhte energjinë elektrike përmes lidhjes së dyfishtë në rrjet.

Gjithashtu është arrestuar nga policia shtetasi Enver Shullazi. Ky person akuzohet se vidhte energjinë elektrike përmes lidhjes së dyfishtë për të furnizuar një subjekt privat në pronësi të tij.

Ndërkohë që pritet të ketë ndërprerje masive të lidhjeve të paligjshme të energjisë.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: