TIRANA

OSHEE, me anë të një lajmërimi, bën me dije se do të ketë punime në disa transformatorë të Tiranës.

Në njoftimin e OSHEE-së thuhet se pavarësisht nga punimet, janë marrë të gjitha që të mos ketë shkëputje të rrymës elektrike.

Njoftimi i OSHEE-së:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 1-2 dhjetor

Për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e transformatorit  110/20 kV NST Qendër, në 1 dhjetor ora 00:30 do të kryhen provat e transformatorit e për pasojë do të stakohet energjia elektrike.

Nga ana e OSSH Tiranë janë marrë të gjitha masat që të mos ketë mungesë energjie tek abonentët.

2 dhjetor

Në kuadër të investimit të Bankës Botërore në ndërtimin e seksionit të ri 20 kV në  NST e Farkës, në datën 2 dhjetor në orën 00:30 do të kryhet energjezimi i NST Farkë.

Nga ana e OSSH Tiranë janë marrë të gjitha masat që kufizimi i energjisë për abonentët të jetë jo më shumë se 5-7 minuta.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb