Autoritetet greke kanë ngritur alarmin pas denoncimit nga familja të zhdukjes së vajzës së tyre 14-vjeçare në zonën e Zefirit, më 18 nëntor.

Miranda S., 14 vjeçe, nga Shqipëria, ka humbur kontaktet me familjen e saj prej disa ditësh, ndërsa policia dhe qendra “Buzëqeshja e Fëmijës” kanë publikuar sot të dhënat e saj në mënyrë që nëse dikush e identifikon, të njoftojë.

“Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë gështenjë dhe sy kafe. Ajo ka një vathë në hundë. Ditën që u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri, një fund me vija deri tek gjuri dhe një bluzë me vija. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me telefon “Buzëqeshja e Fëmijës”, 24 orë në ditë, në “Linjën Evropiane për Fëmijët e Humbur 116000”, si dhe në të gjitha Drejtoritë e Policisë greke dhe gjithashtu përmes aplikacionit MissingAlertapp”, thuhet në njoftim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb