Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka tentuar të sfumojë skandalin “Balluku” kur nisi lëvizjen dhe takimet me demokratët.
Në lidhje me mospranimin e kandidaturë së tij për zgjedhjen e kreut të ri të PD, Berisha u shpreh se “Salianji shiti veten në burg dhe sapo doli nga qelia është parë në shoqërinë e Ergys Agasit”.
“PD është parti e hapur. Salianji e shiti veten në burg. U birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Bistri. Ishte në shoqërinë e Agasit sapo doli nga burgu. Kur plasi skandali Balluku ky filloi xhiro për të sfumuar zhurmën për të krijuar një vatër tjetër debati. Gara për kreun e PD ka disa kritere”, tha ai.
