DURRËS

Një 33- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap duke drejtura automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

B.A, ishte duke drejtuar automjetin tip ”Opel” kur u pikas në lagjen nr.17 në Durrës dhe pas verifikimeve u arrestua nga Policia.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb