Coronavirus ka lënë shenjë edhe te Barcelona. Pesë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit teknik të skuadrës “blaugrana” janë prekur nga virusi Covid-19, por tani janë shëruar plotësisht. Lajmi është bërë I ditur nga radio katalunjase “RAC1”, ndërsa nuk është konfirmuar dhe as përgënjeshtuar nga klubi. Nuk mund të ndodhte ndyshe dhe ky lajm ka pushtuar titujt kryesorë të mediave spanjolle, që raportojnë se personat e prekur nga Coronavirus te Barcelona rezultuan pozitivë në testet e 6 majit, pra përpara rikthimit në stërvitje.

Futbollistët dhe anëtarët e stafit kanë qenë pa simtoma, teksa tani e kanë kaluar sëmundjen dhe vazhdojnë normalisht punën me skuadrën për të përgatitur ndeshjen e parë pas ndërprerjes së gjatë të futbollit spanjoll. Ndërkohë, ditën e djeshme, Barcelona zhvilloi seancën e parë stërvitore “normale” me të gjithë grupin e lojtarëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb