Një infermiere në Britani ka dhënë dorëheqje nga detyra pasi autoritetet e spitalin nuk e lejuan që të mbante maskë gjatë orarit të punës. Infermierja Tracy Brennan në spitalin ‘Hillingdon’ në Londër tha se këtë vendim e mori në të mirë të shëndetit të saj dhe të familjes.

“Unë isha duke marrë gjak nga pacientët për analizat, ndërsa njëri prej tyre u kollit mbi fytyrën time, sigurisht jo me qëllim, ndaj e pashë të arsyeshme që të merrja masa mbrojtëse për veten dhe këdo rreth meje. Pas kësaj situate, m’u kërkua nga eprorët e mi që të hiqja maskën duke ndjekur politikat e besimit. Kjo gjë m’u duk e paarsyeshme, sepse askush nuk e di cili është i prekur me koronavirus, ndaj dua të mbroj veten dhe familjen. Në këtë mënyrë nuk gjeta rrugë tjetër, duke dhënë dorëheqjen”, shkroi infermierja në letrën, e cila është shpërndarë gjerësisht në mediat britanike.

Infermierja kishte qëndruar për 14 ditë në karantinë, pasi e bija kishte shfaqur më herët simptomat e COVID, por kishte rezultuar negative. E duke marrë shkas nga kjo situatë, për të parandaluar ndonjë infektiv të mundshëm nga virusi, ajo dha dorëheqje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: