Pas lajmit që qarkulloi në media se kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, vjen një reagim nga ky i fundit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Haradinaj pohon se ai, duke iu referuar ligjit, do të përgatisë një përgjigje në padi. Sipas tij padia e kryeministrit Rama, i cili akuzon Haradinajn për shpifje, është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton që t’i ikë përgjegjësive.

Kreu i qeverisë shqiptare, në padinë, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, kur e ka akuzuar që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, kishin nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

REAGIMI I HARADINAJT
Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb