INDI

Nëna e një burri indian që planifikon t’i padisë së për lindjen ‘pa pëlqimin e tij’, u shpreh se admironte guximin e tij. Kavita Karnad Samuel thotë se është e lumtur të pranojë se ajo është në faj, nëse djali i saj Raphael është në gjendje të nxjerrë një shpjegim racional se si ata mund të kishin kërkuar pëlqimin para lindjes së tij.

Raphael Samuel, 27 vjeç, nga Mumbai, beson se është gabim të lindësh një fëmijë pa dëshirën e tij dhe vetëm për kënaqësinë e prindërve të tij.

Raphael Samuel është i bindur se fëmijët nuk duhet të lindin për të vuajtur. Ai pretendon se prindërit nuk kanë të drejtë të lindin një fëmijë nëse ai nuk është dakord të vijë në jetë.27-vjeçari tha se njerëzit duhet të dinë që nuk kanë pse të bëjnë fëmijë. Për Samuel, fëmijët duhet t’i kërkojnë llogari prindërve për arsyen e lindjes.

Nëna e tij tani ka adresuar kërcënimin e djalit të saj për veprim ligjor në një postim në Facebook.

“Unë duhet të admiroj dështimin e djalit tim që të dëshirojë t’i çojë prindërit e tij në gjykatë duke e ditur se të dy ne jemi avokatë. Nëse Rafaeli mund të dalë me një shpjegim racional se si mund të kishim kërkuar pëlqimin e tij për të lindur, do të pranoj fajin tim.”, tha Samuel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: