Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, sqaroi në një lidhje me “Skype” për News24 pagën e luftës, që qeveria do të japë për gjithë të punësuarit, që janë pezulluar, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ibrahimaj tha se kjo pagë do të jepet për muajt mars-prill-maj, duke filluar nga 1 prilli. Ndërkohë, ajo sqaroi se të gjithë të punësuarve, që janë pezulluar nga muaji mars, kur u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, do iu jepet paga minimale, pra 26 mijë lekë.

Ndër të tjera, Drejtoresha e Tatimeve tha se bizneset mund të aplikojnë nga dita e nesërme për pagën e të punësuarve, duke sqaruar se sim und të aplikojnë te faqja online e Tatimeve, në aplikacionin “Çështjet e mia”.

Intervista:

Kush do të përfitojë nga paga që do japë qeveria dhe sa është ajo?
Kjo është një ndihmë që qeveria ka vendosur t’iu japë të punësuarve. Ky support do të jepet nga data 1 prill për periudhën kur të punësuarit do të jenë pa punë. Janë mbi 60 mijë të punësuar që do të përfitojnë nga kjo nismë. Kjo është një mbështetje për të punësuar. Mënyra se si do të shpërndahet është bazuar në të dhënat tatimore.
Bizneset e mëdha do të merret parasysh listëpagesa nga janari deri në mars.

Si do të aplikojnë bizneset që të përfitojnë?
Përmes kësaj nisme, qeveria do të mbështesë periudhën për të cilën punonjësit nuk do të paguhen, mars, prill, maj, dhe pagat do të merren në prill, maj, qershor. Nga nesër, bizneset mund të aplikojnë. Formulari gjendet te faqja jonë te “Çështjet e mia”. Formulari duhet plotësuar vetëm me të dhënat e të punësuarve.

Sa është paga?
Paga është 26 mijë lekë, e barabartë me pagën minimale. Kjo shifër do iu kalojë në llogari të punësuarve. Kjo mbështetje është për bizneset e mbyllura në bazë të urdhrit të ministrisë, që kanë një përfitim nga zero në 14 milionë lekë.

Nëse një biznes ka gjoba të papaguara, penalizohet?
Kjo është një mbështetje për të punësuarit, për këtë arsye biznesi nuk do të penalizohet.

Po ata që punojnë në të zezë?
Është shumë e vështirë të identifikosh individët që punojnë në të zezë. Janë të tilla momente që duhet të na bëjnë të kuptojmë që puna në të zezë nuk duhet të ekzistojë, pasi kështu nuk mund të kesh mbështejte nga shteti. Është e pamundur për ne që të verifikojmë që personat kanë qenë të punësuar në të zezë.

Rritja e cmimeve, a keni konstatuar raste të tilla në terren dhe nëse po a janë penalizuar njerëzit?
Për të frenuar rritjen e cmimeve, që filloi sapo u morën masat e para në kuadër të koronavirusit, qeveria nxori një akt normative, ku vendosi disa penalitete shumë të larta për tregtarët që risnin cmimet. Menjëherë pas këtij akti u ngrit një task-forcë, me qëllim që të kontrollojë ato segmente të ekonomisë, ku kihste rritje cmimes, te fruta-perimet, farmacitë. Ne kryem kontrolle të përqendruara dhe ajo që konstatuam ishte se nuk ishin tregtarët që rrisnin cmimet, por kjo rritje vinte nga i gjithë zinxhiri, nga furnitorët kryesorë.

Sa i përket pagës së luftës, për cilët muaj jepet?
Do jepet në prill për muajin e marsit, në maj për prillin dhe në qershor për majin. Nëse situata do vazhdojë kështu, qeveria do marrë masa për zgjatjen.

Sa e vështirë ka qenë identifikimi i të punësuarve?
Që në fillim ne vendosëm të përdornim të dhënat tona. Për ne nuk është fare e vështirë të identifikojmë të punësuarit. Ne nuk kemi gjithë të dhënat për ta, por listat janë aty dhe përditësohen në system. Nuk ka qenë e vështirë. Për çdo gabim, ne kemi vendosur që skema të funksionojë me aplikim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb