Pamjet që shihni vijnë nga një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, uji ka dëmtuar makineritë dhe gjithçka tjetër që ka pasur në biznes.
Pronarja e biznesit, një grua që rrit e vetme 3 fëmijë, u shpreh se gjithçka që pati iu shkatërrua nga përmbytjet. Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se do të llogariteshin si dëme vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe jo ato në biznes.
“Unë jam në nenë e vetme që ushqeja 3 fëmije me këto makina qepëse. Nuk kisha ndihmë nga shteti apo babai i fëmijëve për këto 3 vite. Qep dhe pastroj nëpër shtëpi. Tani nuk kam asgjë më!”, tha ajo.
