Ekipet e CNN në Kiev vëzhguan dy shpërthime të mëdha të enjten në mbrëmje disa kilometra në lindje të qendrës së qytetit.

Shpërthimet erdhën menjëherë pasi bisedimet midis Presidentit Volodymyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres përfunduan në kryeqytetin ukrainas.

“Armiku qëlloi në Kiev. Pati dy goditje në rrethin Shevchenkivskyi. Të gjitha shërbimet po punojnë në vendngjarje. Informacioni për viktimat po sqarohet,” tha Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: