Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur në Kuvend për paketën me 10 projektligje të propozuara nga mazhoranca të cilat u futën sot në rendin e ditës.

Gjonaj thotë se qëllimi i këtyre 10 projektligjeve është të rritet efektshmëria e sistemit të ri të drejtësisë.

Sipas saj, puna për këto projektligje ka filluar 7 muaj më parë. Gjonaj shton se me këto ndryshme bëhet e mundur që Gjykata e Lartë brenda disa vitesh t’i përfundojë 38 mijë çështje që ka në rend.

”Ka të bëjë me reformën në drejtësi. Kjo legjislaturë ka qenë e lidhur ngushtësisht me jetësimin e saj. E filluam në 2017 duke përfunduar paketën ligjore të Reformës. Po përmbyllim këtë legjislaturë me këtë paketë për ët rritur efektshmërinë e sistemit në drejtësi.
Këto ndryshime, janë rezultat i një pune gati 7-mujore që ka filluar me një analizë dhe sfidat e Reformës në Drejtësi.
E logjikshme që pas një kohe të caktuar, të vlerësojmë problemet, pengesat që i është dashur të kalojë kjo Reformë.
Kemi punuar bashkarisht në grupe ndërinstitucionale, dakordësuar me ndryshimet, edhe me ato të 2016, duke pasur në konsideratë dhe qenë në një linjë me standardet e Reformës.
Paketa më e rëndësishme, kjo ka një qëllim, rritjen e efiçiencës së sistemit të ri të drejtësisë. Nëse në ndërhyrjet e mëparshme, sistemi bashkë me arkitekturën të funksionojë sa më mirë, garancitë për prokurorët e gjyqtarët të jenë me standarde ndërkombëtare. Marrja e një sistemi të drejtë nga qytetarët që i janë dashur të përballen me prokurori e gjyqtarë.
Me ndryshime sot, në ligjet proceduriale Gjykata e Lartë brenda pak viteve përfundon 38 mijë çështje. Ky stok në GJL nuk u krijua këto vite, por janë para Reformës në Drejtësi. I përkasin nga 2010.
Ky do të jetë një çlirim për qytetarët që kanë vite që presin, duke përshpejtuar çështjet në gjykata .Rezultatet e Vettingut janë të jashtëzakonshme. 58% e prokurorëve e gjyqtarëve janë shkarkuar dhe kanë lënë një vakancë në sistem. Nisur nga kjo vakancë, me këtë paketë ngrihen njësitë e ndihmësave ligjorë në gjykatat e apelit, rretheve dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Rritja e efektshmërisë së SPAK është një tjetër qëllim. Shqiptarët presin të shkatërrohet kultura e pandëshkueshmërisë. Kushdo në fund të marrë ndëshkimin e merituar. Propozohet heqja nga kompetenca e SPAK të një sërë çështjeve të korrupsioni të vogël. Trajtimi financiar për SPAK. Shtesat mbi pagë që janë vullnet i mazhorancës për të luftuar korrupsionin e krimin, i japim çdo mjet që i duhet SPAK.”- tha Gjonaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb