PAKISTAN- Një aktore pakistaneze është dënuar me 26 vjet burg për blasfemi, pas u shfaq në një skenë martesë gjatë aktrimit në një show. Veena Malik mori pjesë në martesën e inskenuar në një shfaqje në mëngjes, ndërsa muzikantët po këndonin një këngë për dasmën e vajzës së Profetit Muhamed.
Burri i saj, Asad Khan Bashir, i cili është edhe shefi i grupit më të madh të medias të vendit, Mir Shakil-ur-Rahman, u dënua gjithashtu me 26 vjet burg.
Malik, e cila kohët e fundit ka lindur një djalë dhe ndodhet në Emiratet e Bashkuara u shpreh shumë e revoltuar pas vendimit që i ishte dhënë nga një gjykatë e anti-terrorizmit në Pakistan.
“26 vjet! Ju lutem! I thonë një jetë! Por unë kam besim te shkallët më të larta të gjykatave në vend”, u shpreh ajo. Megjithatë aktorja ka deklaruar se beson në drejtësi dhe se do ta apelojë vendimin.
“Kur të vijë momenti final, do më jepet drejtësi. Asgjë e keqe nuk do të ndodhë”, shtoi aktorja, duke shpërndarë në Twitter foto të djalit të saj.
(m.k/BalkanWeb)