PAKISTAN-50 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur si pasojë ë një aksidenti në qytetin pakistanez të Karaçit.
Mësohet se një autobus me pasagjerë u përplas me një kamion-çisternë të naftës. Shkak i aksidentit dyshohet kamioni i cili udhëtonte në krah të kundërt të rrugës.
Si pasojë e përplasjes të dy automjetet shpërthyen në flakë, ndërsa shoferi i kamionit është larguar pas aksidentit.
Në autobus udhëtonin më shumë se 60 pasagjerë për në qytetin e Shikarpur .
Doktor Seemi Jamali, i cili kryeson departamentin e emergjencës në Spitalin Xhinah në Karaçi, tha se ata kishin marrë 57 trupa të pajetë.
(d.d/BalkanWeb)