Reshjet e dendura mosunike kanë ndikuar negativisht në jetën e të gjithë njerëzve në Pakistan.

Sipas lajmeve të mediave lokale, shirat mosun kanë shkaktuar dëme gjatë ditëve të fundit në provinca dhe rajone të ndryshme, duke përfshirë Azad Jammu Kashmir, Sindh dhe në Punjab.

Si pasojë e shirave mosun janë shkatërruar 30 shtëpi ndërsa 2 persona janë zhdukur në luginën Nilum të Azad Jammu Kashmir.

Karaçi përjetoi ndërprerje të energjisë për shkak të reshjeve intensive të shiut ndërsa në Gilgit Baltistan dhe Khyber Pakhtunkhwa ndodhën përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Ndërsa në Abbottabad, 70 për qind e qytetit u përmbyt nga uji.

Shirat mosun në Azinë Jugore çdo vit në periudhën midis qershorit dhe shtatorit shkaktojnë katastrofa të mëdha natyrore dhe aksidente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb