PAKISTAN- Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në rajonin Hayrpur Natan Shah të Pakistanit, si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi. Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e policisë, mësohet se autobusi ka rënë në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë duke shkaktuar flakë në autobus.

Mes 11 viktimave, 7 ishin gra dhe 3 fëmijë, ndërsa janë plagosur afërsisht 40 të tjerë, të cilët janë dërguar për mjekim.

Kryeministri i vendit, Navaz Sherif,me anë të një deklarate ka shprehur ngushëllimet për të afërmit e atyre që humbën jetën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: