Fusha e plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se zjarri është i përmasave të mëdha dhe i është kërkuar ndihmë edh zjarrfikësve të rretheve. Ndërkohë nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, por fusha ruhet me roje.

Nuk dihet nëse ka qenë pakujdesi apo zjarri është i qëllimshëm, lidhur me këtë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e plota.

“Fusha ruhet me roje. Inceneratori i Elbasanit ruhet me roje dhe brenda inceneratorit dhe pikës së grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit futen persona të autorizuar dhe kamionë me plehra që depozitojnë  në pikën e grumbullimit. Për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor nga policia e qarkut të Elbasanit për të zbardhur këtë ngjarje dhe shkakun e rënies së zjarrit”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb