KAKAVIJË

Edhe pse pas orës 22:00 nuk do të lejohej asnjë kalim në pikën kufitare të Kakavijës, vijon puna normalisht për kalimin e qytetarëve drejt Greqisë, të cilët po presin në radhë prej pesë ditësh.

Gazetarja Klodiana Lala tha në një raportim live për “News24” nga Kakavija se kufiri për shqiptarët nuk është mbyllur ende, duke shtuar se paraprakisht autoritetet shqiptare kanë marrë një aprovim nga pala greke për të vijuar punën.

“Kanë marrë një aprovim nga pala greke që të gjithë qytetarët të kalojnë, por me kushtin që patrullat nuk duhet të lejojnë kalimin e makinave të reja”, tha gazetarja Lala.

Po ashtu, edhe qytetarët për “News 24” kanë deklaruar se në rrugë jo zyrtare janë lajmëruar se do të kalojnë, ndërsa radha e automjeteve është në vijë ajrore rreth 500 metra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb